Categories Lajme

Ish-deputetja rrëfen eksperiencën e hidhur në Angli: Më morën unazën e martesës

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina”, ka qenë ish-deputetja, Elona Gjebrea, e cila ka rrëfyer një eksperiencë të hidhur.

Ajo tregon se gjatë një udhëtimi i ka humbur unaza e martesës dhe dhuratat që kishte planifikuar për familjarët.

Gjebrea shprehet se dhe sot e kësaj dite nuk e di se si kanë arritur t’ia hapnin çantën dhe t’ia merrnin gjërat e saj me vlerë.

Elona Gjebrea: Në fakt kam një eksperiencë shumë të hidhur. Për disa vite kam ndenjur në Angli, bëja një doktoraturë dhe më duhej të shkoja 2 herë në vit në Itali, të takoja një supervizorin për pjesën e punës që po bëja kërkimore. Dhe kam shkuar me këto linjat e lira, këto Ryanair, mbaj mend atëherë që… nuk e dinim domethënë që ishin si opsione. Ngaqë jetoja në një ambient studentorë dhe e ndaja me disa kinez, të cilët ishin shumë miqësor, të zhurmshëm. Nuk kishin ato, po themi, pjesën e privatësisë edhe futeshin ndonjëherë nëpër dhomat tona, thjesht në mënyrë miqësore. Si përfundim, unë mora me vete disa unaza, që kisha dhe unazën e martesës, disa kujtime shumë të veçanta dhe aty… Nuk e di edhe sot e kësaj dite, nuk e di si më kanë humbur, por unë përfundova me 2-3 gjëra shumë të shtrenjta dhe që kisha edhe dhurata të familjes, të cilat i humba. Dhe kjo ka qenë një gjë që të cilën…

Rudina Magjistari: Mendon që t’i kanë marrë?

Elona Gjebrea: Jo, ato unë i humba se kur arrita gjatë kohës që po udhëtoja nga aeroporti, në autobus besoj, derisa arrita në vendin që duhet të shkoja, ato nuk ishin më në çantë. Nuk e di dhe sot e kësaj dite se si kanë arritur që të hapin çantën dhe t’i marrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME