Categories Lajme

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme nxjerr shifrat: Ja sa informatorë të Sigurimit ka pasur në çdo rreth

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, ka zbuluar se në korrik të vitit 1990, ishin 6941 persona të regjistruar si informatorë të Sigurimit të Shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Dervishi ka bërë një përmbledhje në rang rrethi, duke zbuluar se Shkodra ishte rrethi me më shumë informatorë të regjistruar, plot 752 të tillë, ndërsa e dyta është Tirana me 625 informatorë.

Postimi i tij vjen në një kohë që vëmendja është rikthyer tek informatorët e Sigurimit, pas raportimeve se një shtetas me inicialet I.M ishte pjesë e tyre dhe dyshimeve se bëhej fjalë për ish- presidentin Ilir Meta.

Postimi:

Numri i informatorëve të Sigurimit (gjithsej 6941 persona) sipas rretheve, në korrik 1990:

Berat: 213

Mat: 154

Durrës: 495

Elbasan: 352

Kolonjë: 119

Fier: 349

Gramsh: 89

Gjirokastër: 277

Korçë: 537

Krujë: 181

Kukës: 336

Lezhë: 140

Librazhd: 150

Lushnje: 230

Dibër: 311

Përmet: 117

Pogradec: 136

Pukë: 106

Mirditë: 178

Sarandë: 366

Skrapar: 70

Shkodër: 752

Tepelenë: 74

Tiranë: 625

Tropojë: 175

Vlorë: 335

Dega e 2-të (për ambasadat): 74

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME