Categories Sport

Asnjë fitore në Europë, te kampionët shtohet doza e mërzisë/ Tirana bën veprimin e papritur, largohen nga Bosnja në…

Tirana dhe drejtuesit kanë pasur dy fate të ndryshme. Menjëherë pas humbjes, ekipi i ka hipur autobusit dhe ka udhëtuar drejt Tiranës për rreth 400 km. Mërzitja në ekip ka qenë shumë e madhe dhe ekipi nuk ka dashur të qëndrojë më shumë në Bosnjë.

Nga ana tjetër, disa nga drejtuesit kanë qëndruar deri të premten në Bosnjë dhe më pas janë kthyer në Tiranë. Me skuadrën kishin udhëtuar edhe shumë përkrahës.

Mbi 100 tifozë të pranishëm për të parë ndeshjen mes Zrinjskit dhe Tiranës. Kampionët e Shqipërisë nuk arritën të përmbysnin humbjen 0-1 të regjistruar në sfidën e parë në “Air Albania”.

Kampionët e Shqipërisë u mundën 3-2 në Mostar dhe me një rezultat të përgjithshëm 4-2 u kthyen në shtëpi me një tur në Champions dhe një në Konferencë Ligë, duke mos marrë qoftë edhe një barazim.

Edhe pse u mundën, të paktën bardheblutë shënuan dy herë, ndërsa në këmbët e Hasanit të futur në pjesën e dytë ishin dy raste për gol, që vetëm Zoti e di përse nuk u kthyen në gol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME