Categories Lajme

Ish-drejtori i policisë së Vlorës në qeli të veçantë me masa të forta

Ish drejtori I policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua një javë më parë mbahet në masa të forta sigurie në ambientet e paraburgimit. Burime të Rtv Ora bëjnë me dije se pas vendimit të Gjykatës së Apelit , e cila e la në qeli pas vetëdorëzimit, ish kreu i rendit në qytetin bregdetar është vendosur në qelitë e burgut 302 në kryeqytet.

Fakti që në këtë paraburgim ka shumë persona të cilët janë arrestuar prej tij në kohën kur ka qenë drejtues policie, kanë detyruar administraten e burgut ta vendosë në një qeli të vecantë, larg të ndaluarve të tjerë në menyrë që të shmangen incidentet. Cela u gjykua së bashku me ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për trafikim ndërkombetar të lëndeve narkotike, akuzë kjo që i ra nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i dënoi dy zyrtarët e lartë vetëm për shpërdorim detyre.

Por vendimi është apeluar në Gjykatën e Apelit edhe nga të pandehueit edhe nga prokuroria, por ajo nuk ka mundur të zhvillojë asnjë seancë për shkak të masave anticovid. Seanca e radhës është caktuar në datën 28 maj ku pritet që gjykata të nise shqyrtimin e apelimeve të bëra si nga mbrojtja ashtu edhe nga prokuroria, e cila ka kërkuar denime me nga 15 vite burg. Për dy vjet ish drejtori i policisë së Vlorës qëndroi në arrati dhe u vetdorëzua ne momentin ku çështja nisi shqyrtimin në Gjykatën e Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME