Skuadra e divizionit të dytë të futbollit gjerman ”Greuther Fuerth” njoftoi se do të hapte ambientet e saj në mënyrë që shkollat të zhvillonin provimet përfundimtare duke respektuar rregullat e distancimit social si pasojë e pandemisë.
Klubi theksoi se nxënësit mund t’i zhvillojnë provimet në zonën kryesore dhe disa shkolla njoftuan se do të përdorin ofertën gjatë javëve të ardhshme. ”Kemi dëgjuar nga shkolla të ndryshme se masat janë sfiduese. Menduam se si mund t’i ndihmojmë”, deklaroi drejtori menaxhues, Holger Schwiewagner.
”Pasi kemi zhvilluar një koncept higjienik që u miratua, tashmë mund të bëjmë këtë ofertë falas dhe ndihemi mirë kur shohim se mund të ndihmojmë në këtë mënyrë”, theksoi ai.
