Categories Sport

Ish-futbollisti i njohur rus humb toruan në fushë, bën për spital arbitrin

Ish-futbollisti i Spartakut të Moskës dhe Zenitit të Shën Petërburgut, por edhe kombëtares ruse, Roman Shirokov, ka humbur toruan në një ndeshje të ligave amatore dhe ka dhūnuar duke e bërë për spital, arbitrin e ndeshjes.

Mesfushori 39-vjeçar, i tërhequr pak vite më parë, humbi logjikën kur arbitri kryesor nuk i dha një penallti dhe protestoi ashpër, duke e detyruar këtë të fundit që t’i tregojë kartonin e kuq për ta larguar nga fusha. Kaq mjaftoi që Shirokov të mos mendohej dy herë e të sulmonte arbitrin, duke e gōditur fillimisht me grusht e më pas me shqelma, ndërsa u desh ndërhyrja e futbollistëve të pranishëm për të mos lejuar vijimin e sherrit.

Rusi 39-vjeçar nuk i ka një risi këto episode, pasi vazhdimisht ka qenë konsumator i alkoolit dhe është bërë protagonist në sherre të ndryshme, ndërsa të nesërmen e ngjarjes reagoi duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. Ndërkohë arbitri i ndeshjes u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor dhe po shikon mundësin e ngritjes së një padie ndaj ish futbollistit të kombëtares ruse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME