Categories Lajme

Ish-futbollisti që sot punon berber: Kur takova Ronaldon nuk ishte shumë miqësor

Bledar Lena është një ish-futbollist nga Elbasani, i cili luajti kundër ekipit të Real Madritit më 20 janar të 2010 në Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.

Dikur ai ka qenë me ekipin e Gramozit, ndërsa sot ka hequr dorë nga futbolli dhe i është përkushtuar profesionit të berberit. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Lena ka ndarë detaje lidhur me ndeshjen miqësore të 11 viteve më parë, veçanërisht në momentin kur ikën dritat. Ai tha se Ronaldo nuk ishte aq miqësor, ndërsa të tjerët ishin më të afruar.

“Unë të paktën ja dola deri në një farë mase. Zgjodha profesionin e berberit dhe ndihem mirë.

Ronaldo nuk pranonte fare, edhe kur hyri dhe doli me bodyguard, ndërsa Marselo për shembull vinte e rrinte edhe me ata brazilianët e ekipit tonë.

Atë periudhë më ka ecur me vajzat, ndërsa tani jam i martuar me dy fëmijë. E kam njohur në Ersekë, aty ku qëndrova tre vjet. Tani kam hapur edhe dyqanin tim si berber. Tani vazhdoj luaj në kalçeto dy herë në javë. Kam dy fëmijë, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 6 muaj. Nesër kemi ndeshjen e Kombëtares. Kohët e fundit nuk kam qenë në stadium se ekipi i Elbasanit nuk ka qenë mirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME