Categories Lajme

Rritja e çmimit të bukës, naftës dhe gazit, Rama do të mbledh sot qeverinë, ja çfarë pritet nga kryeministri

Brenda javës Kryeministri Edi Rama tha se do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve.

E ndërsa të gjithë presim për planin e masave që do të ndërmerret edhe për t’i bërë ballë krizës së mundshme energjetike, kryeministria bën me dije se sot Rama do të zhvillojë mbledhje me ministrat. Në përfundim të mbledhjes Rama do të ketë një komunikim për mediat, ku me shumë mundësi do të shpalosë planin e masave. Lajmi për ngritjen e një grupi ndërinstitucional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike u njoftua nga zv. Kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave një ditë më parë.

“Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike.

Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë platformën për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël“, tha ai.

Paralajmërimin e krizës energjetike Rama e bëri 5 ditë më parë në një deklaratë të papritur.

Duke qenë se bota aktualisht po vuan një krizë energjetike, pasojat siç tha Rama po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Vala e rritjes së çmimeve në vendin tonë ka prekur ushqimet e shportës, bukën dhe naftën e gazin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME