Categories Sport

Ish mentori i Griezmann thotë se lojtari vuan nga amnezia

Olhat, i cili ende punon në Atletico Madrid, ka thënë se Griezmann nuk është djalë i keq por ai vuan nga amnezia dhe i harron ata të cilët e kanë ndihmuar atë në të kaluarën Eric Olhats, ish këshilltari i Antoine Griezmann dhe trajneri i cili tani punon në Atletico Madrid, e ka kritikuar francezin për sjelljet e tij dhe mënyrën se ai shkoi në Barcelonë. Ai po ashtu e ka kritikuar Greizmann duke marrë parasysh punën e tij me të në të kaluarën dhe e ka akuzuar atë se vuan nga amnezia.

“Antoine e meritonte një largim më të dinjitetshëm”, tha Olhats për Le Journal du Dimanche. “Është faji i tij por edhe i rrethit të tij”. “E kuptoj dëshirën për të bërë diçka ndryshe pas pesë viteve në të njëjtin klub”, vazhdoi Olhats i cili thotë se Griezmann se ai i ka borxhe të mëdha Miguel Angel Gil, drejtorit sportiv Andrea Berta, bashkë me Diego Simeone.

Olhats e ka rikujtuar kohën kur ai ishte agjent i Griezmann dhe ai ka thënë se Pique dhe Suarez e kanë telefonuar atë disa herë, njëherë edhe Messi. Ai ishte bindur nga ta, në atë kohë, por ishte shumë shpejt të largohet. Barcelona e ka kontaktuar atë përsëri pas ndeshjes kundër Juventusit në shkurt në Ligën e Kampionëve. “Negociatat nuk u zhvilluan në momentin e duhur”, thotë ai. Atletico ka raportuar se Barcelona e ka kontaktuar Griezmannin derisa ai ishte nën kontratë me ta dhe tani ata thonë se duan edhe 80 milionë euro për shkak se ishin pajtuar me të para se klauzola e lirimit ishte 200 milionë e jo 120 milionë euro sa kanë dhënë për të.

“Antoine nuk është djalë i keq”, tha ai për atë çfarë dëshiron të thotë për amnezinë e Griezmann. “Kur ai lëviz përpara, ai thjesht nuk kthehet pas për ti kujtuar të tjerët. Ai i harron njerëzit të cilët nuk i konsideron më pjesë e skenarit të tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME