Categories Bota, Lajme

Ish-missi publikon videon nga Rusia të filmuar në morgun e qytetit

Pasojat dramatike të koronavirusit pothuajse nuk ka lënë asnjë cep të planetit të paprekur. Një ndër to është edhe Rusia, që kohët e fundit po përballet me një goditje të rëndë të pandemisë.  Së fundmi pamje tronditëse janë publikuar nga vendi i Evropës Lindore. Fituesja e konkursit “Miss Samara 2005” Olga Kagarlitskaya publikoi në Instagramin e saj video tronditëse të filmuar në morgun e qytetit. Ish mbretëresha e bukurisë shkoi atje për të marrë trupin e babait të saj, mjekut Gennady Kagarlitsky, i cili vdiq në spitalin rajonal për veteranët e luftës.

Ai u shtrua në spital me një diagnozë të pneumonisë bilaterale. Olga është e sigurt që babai i saj ishte i sëmurë me kronavirus. Sidoqoftë, sipas saj spitali po përpiqet ta fshehë atë. Olga, 37 vjeçe thotë se morgu është i stërmbushur me trupat e atyre që kanë vdekur nga COVID-19. Siç thotë stafi u përpoq ta parandalonte hyrjen e saj, por ajo gjithsesi bëri një postim në mënyrë që përdoruesit e internetit të vlerësonin shkallën e pandemisë.

Kagarlitskaya pretendon se të dhënat për të vdekurit janë të falsifikuara. Sipas statistikave zyrtare, shtatë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar në qytet. Olga pretendon se janë  “shumë më tepër”. “Në Samara na thuhet për shtatë të vdekur. Ne shohim shumë më tepër këtu” , tha Olga, ndërsa shton se vetëm gjatë vizitës së saj në morg ishin 50 kufoma.

Kagarlitskaya shkruan më tej se babai i saj, një mjek i ambulancës me përvojë 50-vjeçare, u sëmur në punë, duke përmbushur detyrën e tij. Ai u shtrua në spital më 20 tetor pasi priti dy ditë për të arritur një ambulancë dhe më 7 nëntor vdiq. “Ne kemi çdo arsye për të mos besuar certifikatën e vdekjes atje ku nuk vendoset Covid, pasi patologët më thanë që për një analizë të pavarur të Covidit duhet të aplikoja në Ministri dhe në Moskë. E gjithë kjo po bëhet në mënyrë që të mos bëhen pagesa për mjekët që vdiqën për shkak të Covidit“, shkruan ajo. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME