Categories Lajme

Ish-partneri i Georgia Melionit shkarkohet nga “Mediaset”, tensione brenda qeverisë italiane

Andrea Giambruno, ish-partneri i kryeministres italiane Georgia Meloni, është larguar si drejtues i një emisioni televiziv kombëtar pas komenteve seksiste jashtë transmetimit, në një program tjetër. Kujtojmë se Meloni njoftoi javën e kaluar se ishte ndarë nga partneri i saj pas publikimit të regjistrimit në emision satirik televiziv, shkruan BBC.

“Mediaset” është në pronësi të familjes së kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi.  “Mediaset” tha se Giambrunos i vjen keq për “sikletin dhe shqetësimin e shkaktuar nga sjellja e tij”, duke shtuar se ai kishte pranuar të linte rolin e tij në ekran në Diario del giorno (Ditari i ditës) në kanalin “Mediaset Rete4”. Deklarata tregonte se nuk do të kishte asnjë procedim disiplinor ndaj ish-prezantuesit. Roli prezantues i Gambrunos është zëvendësuar për momentin nga gazetarja Manuela Boselli.

Raportet italiane kanë spekuluar se pasojat mbi deklaratat e zbuluara të Giambrunos po kontribuojnë në tensionet brenda qeverisë Meloni. Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, është një nga tre partitë në koalicionin e krahut të djathtë të Melonit dhe djali i madh i ish-kryeministrit, Pier Silvio Berlusconi, është kreu i Mediaset.

Si familja ashtu edhe Forza Italia mohojnë çdo lidhje me rrjedhjen e komenteve, të cilat kanë vënë në siklet Georgia Meloni, e cila mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.

“Familja Berlusconi u befasua dhe i erdhi keq për atë që ndodhi pas raportimit të transmetuar në ‘Mediaset’, por ata që janë përgjegjës janë të pavarur”, tha zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili zëvendësoi Silvio Berlusconin si lider partie pas vdekjes së tij qershorin e kaluar. Kryeministrja italiane, e cila është lidere e partisë së ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, njihet për besimin e saj të fortë në vlerat tradicionale të familjes katolike dhe ka thënë në të kaluarën se një fëmijë duhet të ketë një nënë dhe baba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME