Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, ka marrë dë.nimin më të rë.ndë, atë me vde.kje gjatë një seance gjyqësore speciale në Islamabad. Pas një procesi gjyqësor që kishte nisur prej vitit 2013, ai u dënua me vdekje për tradhëti kombëtare Akuza ka të bëjë me pezullimin e Kushtetutës, kur Musharraf vendosi rregullin e urgjencës në një veprim që synon të zgjasë mandatin e tij. Aktualisht, Musharraf ndodhet në Dubai pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe u lejua të largohej nga vendi për trajtim mjekësor në vitin 2016.

