Categories Kuriozitete

Ish-stjuardesa tregon se si të siguroni pije falas në udhëtimin tuaj

Në një botë ku kompanitë ajrore janë vazhdimisht duke kërkuar para për çdo shërbim të vogël që e ofrojnë, duke filluar nga zgjedhja e ulëses e deri te mbajtja e çantës. E të sigurosh diçka falas nuk duket gjë tjetër përveçse diçka që i përket të kaluarës. Por, jo domosdoshmërish duhet të jetë kësisoj, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të siguruar një pije falas gjatë fluturimit.

Sipas “SFGate”, faktikisht ka një mënyrë se si mund ta siguroni një pije falas herën tjetër që udhëtoni me aeroplan. Ish- stjuardesa Shawn Kathleen ka treguar sekretin se si ta fitoni një pije falas. Sekreti? Thjesht silluni mirë! Dhe, nëse kjo dështon, atëherë ofroni stjuardesës bonbone apo çokollatë. Ajo tregon se nuk keni arsye të mos shfaqni respekt duke mos i thënë stjuardesës “përshëndetje” apo “a jeni lodhur”.

Kathleen ka treguar se nëse veç dëshironi të përfitoni nga stjuardesa, atëherë një dhuratë e vogël do t’jua sigurojë atë. “Merrni me vete çokollatë ose bonbone për stjuardesën. Kushtojnë pak dhe janë mënyrë e mirë për ta falënderuar atë për shërbimin”, ka treguar ajo.

Disa njerëz e kanë aplikuar këshillën e saj dhe faktikisht kanë treguar se është mjaft efektive. Përndryshe, vetëm mendojeni kështu: me siguri se do t’i linit bakshish baristit, kamerierit, taksistit, etj., prandaj përse të mos i lini bakshish stjuardesës? Veçse, në këtë rast, në vend të bakshishit monetar, ju e tregoni vlerësimin dhe mirësjelljen tuaj me një gjest të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME