Categories Sport

Formula 1 – Kalendari i ri 2020, garë në Holandë dhe Vietnam

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit zbuloi edhe detajet e kalendarit të ri në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, një renditje e cila ishte vendosur në gusht, por merr formë zyrtare vetëm këtë fundjavë.

Për herë të parë në historinë e kampionatit emocionues të garave me makina, do të jenë 22 ndalesa. Rikthehet në kalendar Çmimi i Madh i Holandës në pistën e Zandvoort dhe me risinë absolute që është Vietnami. Cirkuiti holandez ashtu si ai vietnamez presin homologimin dhe përshtatjen por rreziku për tu anuluar nuk ekziston. Për sa i përket testeve do të jenë dy sesione, fillimisht në 19 deri 21 Shkurt e më pas në fund të po të njëjtit muaj, si gjithmonë në pistën e Barcelonës.

Me rastin e Këshillit botëror të Automobilizmit do të modifikohen edhe disa rregulla. Flitet për minigara që do të zëvendësojnë provat kualifikuese të shtunave por propozimet do të votohen online. Gara e parë e botërorit të Formula 1 zhvillohet në 15 Mars në Melbërn të Australisë, ndërsa finalja e sezonit të ardhshëm në 29 Nëntor 2020 në Abu Dhabi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME