Categories Lajme

Ish-taksisti hap fondacion për fëmijët e sëmurë, punëson vajzat e reja u jep në dorë një kuti (Ku shkojnë paratë)

Emisioni më i ndjekur investigativ në Shqipëri “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, edhe këtë të martë ka sjellë të tjera denoncime të forta, që nxjerrin në pah abuzuesit me fatkeqësitë e të tjerëve. Në rrjetën e “Piranjës” Nertila Doko, ka rënë një ish-taksist, i cili ka lënë timonin dhe ka hapur biznesin fitimprurës atë të fondacionit për tu ardhur në “ndihmë” fëmijëve të sëmurë apo në vështirësi.

“Piranja” ka sjellë një investigim të kopsitur siç duhet me fakte dhe prova, ose në gjuhë popullore me zë dhe figurë, ku tregon se si presidenti i fondacionit “Engjëllushi i vogël”, afron vajza të reja në punë, u jep nga një kuti kursimesh dhe i nis për të mbledhur para për fëmijën e sëmurë, por që në fakt familjes së vogëlushit i shkojnë vetëm “thërrmijat” pasi pjesa tjetër e parave që shqiptarët nxjerrin nga xhepat e tyre për të ndihmuar vogëlushin, shkojnë direkt e në xhepat e bamirësit.

Nuk janë të pakta rastet që hasim çdo ditë në Shqipëri, ku vajza të reja me një kuti në dorë dhe me foton e një vogëlushi “lypin” lëmoshë në emër të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME