Categories Sport

Ish-zv.presidenti i Barçës: Lojtari më i mirë në histori s’largohet përmes burofaxit

Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, i ka bërë thirrje Lionel Messit ta rishikojë mendimin për t’u larguar nga Barcelona, duke thënë se lojtari më i mirë në histori nuk largohet përmes një shkrese largimi.

Messi e njoftoi Barcelonën javën e kaluar përmes një shkrese zyrtare, që në Spanjë njihet si burofax, se dëshiron të largohet dhe këtë javë nuk u paraqit në stërvitjet e skuadrës për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por dëshiron të largohet falas këtë verë, duke u thirrur mbi një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.Por ajo klauzolë ka mundur të aktivizohej nga Messi vetëm deri më 10 qershor. Dhe meqë sezoni 2019/20 u shty deri në fund të gushtit, për shkak të pandemisë koronavirus, avokatët e Messit argumentojnë se edhe afati i klauzolës së tij duhet të shtyhet, gjë që kundërshtohet nga Barcelona.

Barcelona nuk ka dashur as të pranojë të flasë për largimin e Messit dhe është e gatshme të heqë dorë nga ai vetëm nëse paguhet klauzola e tij në vlerë 700 milionë euro. La Liga ka vendosur që Barcelona ka të drejtë dhe se mënyra e vetme që Messi të largohet është përmes klauzolës 700 milionë eurosh. E Mestre ka shpresa se një marrëveshje mes Messit dhe Barçës mund të arrihet: “Çfarë mund të them unë është se shpresoj se ata e rishikojnë këtë edhe ulen për ta gjetur një zgjidhje”. “Kur në këtë mes futen avokatët dhe burofaxi, atëherë gjërat komplikohen. Largimi duhet të jetë i denjë, siç Leo e meriton. Lojtari më i mirë në histori nuk largohet përmes burofaxit”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME