Categories Showbiz

‘Isha vetëm 19-vjeç’, Juliana Pasha tregon momentin kur zbuloi se bashkëshorti i saj ishte i divorcuar dhe me një vajzë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Juliana Pasha ishte e ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, ku ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private. Ajo ka ndarë me publikun edhe historinë se si është njohur me bashkëshortin e saj Altinin të cilin e dashuron shumë.

“U dashurova me shikim të parë. Sapo e dëgjova të luante në kitarë, më bëri për vete tingulli i tij, u dashurova menjëherë me të realisht. Isha 19 vjeç. Ishte momenti kur unë për herë të parë vendosa që të këndoja live në netët e ndryshme në Tiranë. Altini mu prezantua me Saimir Brahon atëherë, erdhën në shtëpi më morën. 

Më kishin dëgjuar diku në një koncert në Burrel. U prezantova me ta, vajta bëra një provë dhe pikërisht për herë të parë dëgjoj Altinin duke luajtur në kitarë. U dashurova me të, sigurisht që pati një periudhë të gjatë kohe pa i thënë diçka njëri-tjetrit, por edhe Altini më ka thënë më vonë që në momentin që më dëgjoi mua duke kënduar, u dashurua me zërin dhe me mua”

Ardit Gjebrea: Altini vinte nga një divorc.

Juliana Pasha: Po është e vërtetë, unë e kam marrë vesh pasi jam lidhur me të. Në periudhën që punonim bashkë nuk e dija. Nuk është se bënim në muhabetet në grup, muhabetet familjare. Unë me Altinin jemi lidhur një vit pasi kemi njohur njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Kur e more vesh?

Juliana Pasha: Ditën që jemi ulur në tavolinë për herë të parë, në takimin e parë. Unë i thoja historitë e mia, ai më thoshte të tija. Aty e mësova për herë të parë, fillimisht u befasova pak sepse nuk më kishte rastisur një gjë e tillë, por pastaj duke e njohur Altinin, duke e dashur fort e anashkalova dhe nuk e mendova më atë fakt.

Sigurisht që kishte ato momentet e dyshimit në veten time duke qenë edhe e vogël pasi ne kemi një diferencë 10-vjeçare me njëri-tjetrin, por kur e kam njohur Odesën aty pastaj mu larguan të gjitha dyshimet realisht. Odesa më do jashtë mase dhe unë që në momentin që e kam njohur Odesën e kam dashur si vajzën time”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME