Categories Lajme

Ishin kthyer në tm.errin e fshatit, identifikohen ha.jdutët

Policia e Kukësit ka bërë me dije se është zbardhur vjedhje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Bardhoc.

Blutë e Kukësit sqarojnë se njëri prej autorëve të vjedhjes është vënë në pranga dhe bëhet fjalë për shtetasin K. J., 24 vjeç, banues në Kukës.

Ndërsa, bëhet me dije se është bërë shpallja në kërkim edhe i autorit tjetër të dyshuar 21-vjeçarit me iniciale, A. K.

Dy personat në fjalë, sqaron policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se gjatë orëve të para të datës 23.09.2019,  në fshatin Bardhoc, kanë vjedhur një sasi lekësh, në lokalin e shtetasit Rr. D.

Pas hetimeve të mëtejshme, janë zbuluar edhe disa vjedhje të ndodhur po në këtë fshat dhe të kryera po nga dy autorët e identifikuar nga policia.

“Më datë 01.06.2019, në fshatin Bardhoc kanë vjedhur karburantin e një shtetasi, ku kanë marrë një sasi lekësh. Më datë 05.09.2019, në fshatin Bardhoc kanë vjedhur lokalin e një shtetasi, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa steka cigareje.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME