Categories Lajme

Ishin nisur për në koncert, përmbyset makina e Brunos dhe Mir Vathit

Në kulmin e sezonit veror, teksa janë të ngarkuar çdo ditë me koncerte dhe evente familjare, ka mjaftuar vetëm një moment, që artistët e “Threedots”, këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi të përballen me një situatë aspak të këndshme.

Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik. Vetura e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej.

Burime për “News31.al” kanë siguruar disa foto nga vend-ngjarja, ku shfaqet makina e dëmtuar dhe skena e aksidentit. Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës duke marrë mjekimet e duhura për dëmtimet që fatmirësisht nuk janë të rënda.

Duke i qetësuar të gjithë fansat e tyre se djemtë janë të qetë dhe po marrin kohën e duhur për tu rikuperuar, ne ju urojmë shërim të shpejtë Brunos dhe Mirit duke shpresuar t’i shohim sa më shpejt në të tjera koncerte dhe evente muzikore./News31

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME