Categories Kulture

Rafting në kanalin e Çukës, destinacioni i ri për turizëm aventure

Pushuesit dhe turistët, që zgjedhin Sarandën për të kaluar pushimet, do të kenë një mundësi më shumë për turizëm.

Në kanalin e çukës në Sarandë, Federata Shqiptare e Rafting ka krijuar infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar rafting, duke i hapur rrugë zhvillimit të turizmit të aventurës në një destinacion të ri turistik.

“Është një biznes i ri, është një udhëtim i qetë dhe shumë i bukur të cilin të rinjtë e Smile do ta shijojnë sot për ta promovuar si një destinacion të ri për Sarandën. Është shumë e rëndësishme që qendra të vërteta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri e të qytetit të Sarandës të ketë shumë më tepër oferta ditore si kjo e kanalit të Cukës apo e gjithë zonës për t’u bërë me djemtë e rafting dhe të kemi mundësinë që po ashtu të zhvillojmë edhe oferta të tjera në Sarandë që kanë të bëjnë me bukuritë natyrore, me vizitat e parqeve arkeologjike dhe bukuritë e tjera shqiptare”, tha ministri Klosi, i cili bëri edhe guidën e parë me kajak duke përshkuar të gjithë lumin Bistrica, në një atraksionet më të mrekullueshme natyrore të Sarandës.

Sipas tij, çdo përpjekje për të krijuar mundësi të reja në turizëm është një arsye më shumë për të zhvilluar turizmin dhe për të pritur turistët me më shumë shërbime dhe alternativa për të kaluar pushimet jo vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.

Për presidentin e federatës shqiptare të Rafting, Zamir Spathara, mbështetja e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është një motiv më shumë për të zhvilluar turizmin në një nga potencialet e forta të Sarandës që do të shërbejë gjatë gjithë sezonit turistik.

“Këtu jemi shumë afër Sarandës, pozicioni është shumë i bukur, Bistrica është një lumë që të jep mundësinë që të lundrosh e të jesh i qetë. Ne gjatë rrugës do të shohim një xhungël të vogël, ka qenë problematike se ka qenë e papastër, një vit më parë kur kemi bërë turizëm kemi patur shumë probleme, por këtë sezon ne arritëm që të bëhet pastrimi dhe të bëjmë një tur të denjë për turistët. Mbase jemi vonë për këtë sezon por unë shpresoj që sezonin tjetër ne do të jemi shumë fort me struktura më të ngritura. Kryesorja për ne është që sot kemi arritur të sjellim ministrin që do ta bëjë vetë këtë tur”, tha presidenti i federatës shqiptare të Rafting Sathara. ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME