Categories Lajme

“Ishin tre javë të tmerrshme”, gruaja jeton ditë të tëra me objektin e tmerrshëm në fyt

Kishte dhimbje, por as mjekët nuk e kuptuan se çfarë kishte. Një grua jetoi me një tabletë plastike ilaçi në fyt për 17 ditë.

Lajmi bëhet i ditur nga një revistë mjekësore, e cituar nga “The Independent”, duke mos e dhënë identitetin e plotë të gruas.

Sipas medias britanike, gruaja në të 40-at nga Irlanda e Veriut gëlltiti tabletën e ilaçit për të pushuar dhimbjet që po ndjente një natë të muajit Nëntor.

Ajo u vizitua në 4 spitale të ndryshme para se mjekët të gjenin paketën plastike.

“Nuk e kisha idenë se e kisha gëlltitur. Ishin tri javë të frikshme dhe nuk munda ta besoj kur pashë foton”,tha ajo, duke kujtuar se të nesërmen pasi kishte gëlltitur paketën e ilaçit ishte ndjerë shumë keq dhe kishte vajtur në urgjencë.

Sipas “BMJ Journals”, paketa e ilaçit nuk u shfaq në rrezet X dhe gruaja u përshkrua nga mjekët si e shëndetshme. Mjekët i thanë gruas që të paraqitet sërish në spital nëse nuk ndihej mirë dhe ajo ishte sërish në spital pa kaluar tri ditë.  Pas një qëndrimi në spital për dy net, ajo doli për t’u kthyer sërish pas 5 ditësh.

Në vizitën e saj të 4-t në spitalin Craigavon Area Hospital në Co Armagh dhe në Royal Victoria Hospital në Belfast, mjekët i bënë një kontroll me kamera dhe më në fund zbuluan misterin.

Në foto shfaqej qartë paketa e ilaçit që kishte ngecur në fytin e gruas dhe mjekët i hoqën plastikën nga fyti i gruas pas 17 ditësh. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Shkëmbi i Kavajës/ Zbardhen 4 vjedhje në biznese, arrestohet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të vjetër

Liqeni i Fierzës tërhiqet nga thatësira dhe prodhimi i energjisë, zbulohen rrënojat e qytetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai

Krumë/ Përmbyset mjeti sportiv në Has, humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për këtë diel

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME