Categories Lajme

ISHMT ngre alarmin për prindërit: Hiqeni këtë produkt për bebet nga shtëpia

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm.

Bëhet fjalë për një produkt për fëmijë, konkretisht monitorues dixhital për bebe, kompania e prodhimit të së cilës do të tërheqë produktin.

Sakaq, ISHMT njofton të gjithë konsumatorët shqiptarë që e posëdojnë një të tillë ose të tjerë të interesuar, që të mos e blejnë apo ta kthejnë produktin.

Sektori i prdukteve për fëmijë është një ndër sektorët që ka pasur më tepër problematika vitin e shkuar dhe sipas ISHMT, do vijojë të jetë prioritar në mbikëqyrje.

“Njoftimi i kategorisë masë parandaluese, nëpërmjet një letre njoftimi PHILIPS kërkon tërheqjen nga tregu të produktit “Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor SCD620)”, prodhuar në periudhën Janar 2016 – Mars 2018. Philips kërkon tërheqjen nga tregu të këtij produkti pasi ka zbuluar që në raste shumë të rralla, bateria në njësinë qëndrore mund të mbinxehet. Ky mund të jetë një rrezik potencial zjarri dhe nga kombinimi i shkallës së dëmtimit dhe probabilitetit ka rezultuar që i përket rrezikut të ulët.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Monitor video dixhital për bebe (Avent Digital Video Baby Monitor)

Marka: Philips; Modeli: SCD620 “- thuhet në njoftim.

Më herët, ISHMT ka bërë me dije se nga kontrollet e realizuara në importues dhe tregtarët me shumicë të produkteve lodra, gjatë tre viteve të fundit janë marrë masa administrative të ndryshme si p.sh., paralajmërim, gjobë etj., por edhe janë bllokuar mbi 10 mijë produkte lodra, të cilat janë shkatërruar.

ISHMT u bën thirrje të gjithë kompanive, bizneseve që importojnë, tregtojnë produkte të tilla të bëhët vetëm për produktet me markim CE.

Ndërsa të gjithë qytetarëve të verifikojnë produktet e tilla për markimin CE në produkt, jo vetëm në kutitë e ambalazhimit, para se të kryejnë blerjen. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME