Categories Lajme

Punësoi mbesën në Gardë dhe fshehu pasurinë, shtyhet vendimi për komandantin Gramoz Sako

Është shtyrë seanca e dhënies së vendimit për komandantin e Gardës së Republikës, Gramoz Sako.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e Sakos, që kërkonte më shumë kohë për të dokumentuar shkeljet e gjetura nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV).

“Duke qenë se nuk e njoh mirë anën ligjore kërkoi kohë që të dorëzoj dokumente të tjera”, ishte shprehur Sako, që në seancën dëgjimore i ishin konstatuar disa parregullsi.

Komisioni i jashtëm i vlerësimit në seancën dëgjimore që u zhvillua pak ditë më parë për komandantin e Gardës tha se subjekti ka probleme me pasurinë.

Sipas KJV, Gramos Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme.

KJV ka argumentuar se subjekti ka shlyer një kredi prej tre milion lekësh në tre vite pa argumentuar burimin e të ardhurave.

Ka shitur fiktivisht një makinë “Toyota” 15 mijë euro dhe nuk ka deklaruar saktë blerjen e një apartamenti.

Po ashtu ka pasur parregullsi në deklarimin e klinikës dentare ku punon bashkëshortja si edhe të ardhurat e përfituara prej saj. Subjekti në kundërshtim me ligjin ka qenë pronar i një bar kafe.

Në pastërtinë e figurës rezulton me probleme pasi ka punësuar dhe favorizuar mbesën si juriste në Gardën e Republikës. Për sa i përket formimit profesional është pa probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME