Categories Lajme

Ishte bashkuar me ‘Dëshmitarët e Jehovatit’, shqiptari gjendet i va.rur pranë var.rezave në Greqi (DETAJE)

Ishte nisur tek babai e tij në shtetin grek për të kaluar pushimet verore në ishullin Chios, por ka rezultuar fatale për fatin e 26-vjecarit. Lorenc Metaj, u gjet i varur mëngjesin e 26 dhjetorit, në një pemë pranë varrezave në Kalamoti të Greqi, afro 4 muaj pasi u largua nga shtëpia. Lorenc Meta u denoncua në emisionin “Pa gjurmë” nga familjarët dhe prej muajsh kërkohej nga gazetarët me shpresën se do të mbërrihej drejt gjurmëve të tij.

Stafi  i emisionit “Pa Gjurmë” pas verifikimeve të bëra arritën të mësonin se numri i Lorencit ishte aktiv për disa ditë me radhë, ndërsa u rimbush disa herë me kredit nga Shqipëria. Kjo mbajti gjallë shpresën e familjarëve se asgjë e keqe nuk kishte ndodhur me Lorencin dhe se shumë shpejt do të arrihej në gjurmët e tij. Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e ngjarjes, por autoritetet greke kanë nisur hetimet mbi misterin që mbart vdekja e të riut shqiptar, pas autopsisë që do të kryet mbi trupin e pajetë. Deri më tani nuk ka asnjë konkluzion, sesi ka përfunduar i varur mbi një pemë 26-vjeçari Lorenc Metaj. Dyshimet lidhur me zhdukjen e tij u rrotulluan edhe rreth faktit se Lorenci para largimit nga shtëpia i ishte bashkuar sektit fetar të Dëshmitarëve të Jehovait. Ndërsa kushëriri i tij Bledar Metaj tregoi edhe dinamikën e zhdukjes.

Pasditen e 29 korrikut, Lorenci doli nga shtëpia duke dorëzuar çelësin te shtëpia e dajës së tij. Personi i fundit që i telefonoi po atë mbrëmje të 29 korriku-t  ishte  nëna. Ai kishte marr me vete  celularin me numër shqiptar të aktivizuar dhe kishte lënë në shtëpi pasaportën. Babai i Lorencit bëri denoncimin në komisariatin e policisë në zonën ku jetonin në ishullin (Chios), si dhe një tjetër denoncim në shtetin shqiptar nga djali i xhaxhait të Lorencit, në datën 19 gusht, në komisariatin e Ballshit.

1570739714_metajlorenc.jpg

Familjarët mbërritën edhe në emisionin ”Pa gjurmë” duke e bërë publik këtë rast, në kërkim të të riut. Ata dyshonin se Lorenci i ishte bashkuar Dëshmitarëve të Jehovait gjatë periudhës, që ka jetuar në Shqipëri. Familjarët janë nisur menjëherë drejt shteti grek për të kryer të gjitha procedurat ligjore, deri në tërheqjen e trupit. Stafi i emisionit ”Pa gjurmë”, pasi mësoi këtë lajm të keq për fatin e 26-vjeçarit, i përcjell ngushëllime të sinqerta familjes Metaj.

B.K./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME