Categories Lajme

Ishte bërë gati për një vrasje, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se po planifikonte që të kryente një vrasje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ndërhyrja” u arrestua shtetasi me inicialet A. M.

NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja në kohë nga shërbimet e Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit.
Falë informacionit të marrë në kohë dhe ndërhyrjes profesionale, vihet në pranga 49-vjeçari që u kap në qytet, me armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.
49-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, një shkop bejsbolli, sasi parash në valuta të ndryshme, një automjet, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në Pogradec, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërhyrja” u arrestua në flagrancë shtetasi:
– A. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 1, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 49-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, kanë gjetur një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjetën sasi parash në valuta të ndryshme, një shkop bejsbolli, një palë dylbi dhe një aparat celular.
Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndërtimi, tregtia dhe turizmi ulin besimin në ekonomi! Optimizëm tek industria

Shkurti ka rikthyer pesimizmin në ekonomi. Pas një përmirësimi në muajin janar, raporti i fundit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kemi 1500 shqiptarë rezidentë, por edhe 2000 turistë”, ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: Nuk po flitet për evakuim

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në…

LEXO ME SHUME