Categories Lajme

“Ishte ftohtë, me kafshë të egra”, Artan Hoxha tregon ditët në Leskovik

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha tregoi se si përjetohej izolimi në atë fshat, ku tha se në fshatin më të madh, maksimumi ka 20 shtëpi, e se koronavirusi, tingëllonte si diçka shumë e largët e ty.

Hoxha shtoi se një natë ishte shumë ftohte dhe kishte mbajtur zjarrin ndezur gjithë natës, teksa kishte parë edhe kafshë të egra. Mes tyre, Hoxha tha se pa një dhelpër të madhe, të cilës i vinte rrotull dhe donte ta filmonte.

“Kam zgjedhur zonën e Juglindjes. Hotelet dhe restorantet nuk kanë funksionuar. Unë jam përpjekur për shkak të punës. Koronavirusi u dukej si një gjë shumë e largët, ata nuk e kuptonin pse i kishin izoluar. Në atë zonë fshati më i madh ka 20 shtëpi. Vura re një gjë, më qëlloi që 4-5 ditë qendrova në një fshat afër Leskovikut, ishte shumë ftohtë dhe detyrohesha gjatë gjithë natës të mbaja zjarrin ndezur. Dhe vura re që kishte lëvizje të kafshëve të egra natën. Kishte kohë që nuk kisha parë. E kam harxhuar një natë në Leskovik vetëm e vetëm që ishte një dhelpër aq e madhe, i vija vërdallë që ta filmoja,“- tha gazetari Artan Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME