“Zamir Topi është person me probleme të shëndetit mendor”. Kështu deklarojnë burime nga qendra e shëndetit mendor në Korçë, në lidhje me autorin e vr asjes së Dashnor Osmanit sot në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se 42-vjeçari ishte i pajisur me kartelë pranë kësaj qendre dhe se është nën kujdesin e mjekëve. Gjatë dësh misë së tij, Topi ka pranuar autorësinë e kr imit, ndërsa theksoi se ishte penduar. “Nuk doja ta vr isja. I kërkova që të rregullonte va rrin e nënës time, pasi ishte dë mtuar ngaqë aty afër ishte dhe v arri i të afërmit të tij. Por ai nuk pranoi. Jam penduar shumë”, tha autori në polici.
Po ashtu gazetarja Kodra ka siguruar dhe pamje nga banesa e tij, ku shihet se një makinë policie ndodhet aty. Mësohet se blutë kanë marrë në mbrojtje familjen e 42-vjeçarit, nga frika e ndonjë ha kmarrje të mundshme. Ditën e sotme, Zamir Topi qëlloi me sëpatë në kokë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmanin, duke i shkaktuar atij vd ekjen e menjëhershme.
