Categories Lajme

Ishte në disavantazh prej 200 mijë votash, Biden bën përmbysjen e madhe në Michigan. Ja cili është shteti që me shumë gjasa vendos fituesin

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë një rikthim spektakolar në Michigan, ku disavantazhin prej 200 mijë votash e ka kthyer në një epërsi prej 18 mijë votash, kur janë numëruar  94% e fletëve totale të votimit.

Rezultatet e deritanishme janë Biden 238 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë që Trump ka akumuluar 213, sipas të dhënave në FoxNews. Duke parë diferencën stabile të Trump në shtetet si Georgia, Karolina e Veriut dhe Pensilvani, si dhe nëse Biden ruan avantazhin në Wisconsin dhe Michigan, ku janë numëruar rreth 95% e votave, atëherë shteti i cili do të vendosë fituesin është Nevada.

Nevada ka 6 mandate në Kolegjin Zgjedhor, të cilat me sa duket do të jenë 6 mandatet e arta që do të shpallin presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. Aktualisht në këtë shtet janë numëruar rreth 67% e votave totale ku kryeson Biden me një diferencë të ngushtë prej 8000 votash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME