Categories Lajme

Ishte nisur në udhëtim me të fejuarin, humb kontaktet 22-vjeçarja, partneri s’pranon të flasë

Një vlogere amerikane 22 vjeç është humbur gjatë një udhëtimi me të fejuarin e saj. Çifti kishte dokumentuar udhëtimin e tyre në mediat sociale përmes fotove të postuara.

Vajza njihej në vendin e saj, në Florida për shkak të videove vlog që ajo publikonte në YouTube, së bashku me të dashurin e saj.

Gabrielle “Gabby” Petito, 22 vjeçe, nuk ka folur me familjen e saj që nga fundi i gushtit, kur ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton të Wyoming me partnerin.

Policia thotë se i dashuri, Brian Laundrie, 23 vjeç, i cili është kthyer në shtëpi, tani është një nga personat e dyshuar për zhdukjen e saj.

I fejuari i 22-vjeçares Laundrie u kthye në shtëpinë e tyre në Florida më 1 shtator, ndërsa 10 ditë më vonë prindërit e Petito raportuan se ajo ishte zhdukur. Ndërkohë Laundrie refuzon të flasë me policinë për zhdukjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME