Categories Lajme

Ishte nisur për në punë, 39-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me makinë në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në një rrugë në Arezzo të Italisë, ku një shqiptar i cili ishte nisur për në punë ka humbur jetën pas përplasjes me një tjetër makinë. Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari shqiptar ishte nisur nga zona e Pratos me makinë kur rreth orës 10:30 të mëngjesit është përplasur me makinën e një 49-vjeçarjeje italiane, e cila është plagosur dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Sa i përket dinamikës së aksidentit, sipas autoriteteve italiane, 39-vjeçari që drejtonte një makinë Lancia, duhet të kishte rritur shpejtësinë në korsinë e tij, por është stepur për shkak se ka hasur në makinën Peugeot të 49-vjeçares me të cilën është përplasur.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, mësohet se i plagosuri është nxjerrë nga makina dhe është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por ai ka ndërruar jetë në vend me përpjekjet e mjekëve që kanë qenë të kota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME