Categories Lajme

Ismet Drishti shëtit me gomarin nëpër Tiranë por…

Ismet Drishti, një prej emrave më të njohur në vend për kamerat e fshehta ka realizuar një video në rrugët e Tiranës, ku lëviz me gomarin dhe kërkon që të futet në disa parqe të kryeqytetit. Kudo përballej me pòlicinë që i thonin se ishte i bllòkuar për shkak të korònavirusit.

Konfliktin më të gjatë e pati me pòlicët tek Liqeni Artificial ku u përball me punonjës që nuk kishin as emra, as numra në uniformat e tyre. Drishti nuk hiqte dorë dhe thoshte se nuk do të largohej pasi nuk kishin mjet identifikimi si punonjës policie. Pati edhe pak konfrontim fizik ku pòlici i thoshte se do e shoqëronte në komisariat, Ismet Drishti reagoi fort duke i thënë që të mos e prekte me dorë. Kur mbërriti një pòlic i identifikuar, Drishti i tregoi se gomarin e mbante me vete si kafshë shoqërimi dhe për këtë nuk pati asnjë problem.

Pjesë nga biseda
Drishti: Po deri tek shiriti. Pòlici 1: Nuk lejohet. Drishti: Po pse nuk e ke vënë shiritin këtu. Pòlici 1: Po jam unë këtu. Drishti: Dmth ti je në vend të shiritit. Pòlici 1: Po normale. Drishti: Dmth ti bën punën e shiritit. Pse nuk lejohet? Pòlici 1: Me urdhër nga lart. Drishti: Ku është ky urdhri? Pòlici 1: Jam unë punonjës pòlicie. Kthehu ose do marrësh masë? Drishti: Cfarë mase do marrësh? Zotëri mund të merrni informacion në organet përkatëse.

Pòlici 1: Po uniforma e pòlicisë ka emër dhe numër. Kush jeni ju? Pòlicja 2: Më vjen keq. Drishti: Unë nuk të njoh zonjushë, më nxirr emrin dhe numrin. Pòlicja 2: Keni të drejtë. Drishti: Zonjushë kur kam të drejtë, përse më pengon? Pòlici 1: Zotëri do të të shoqëroj. Drishti: Kush je ti të më shoqërosh? Mos më prek me dorë zotëri.

Pòlici 3: Ku do shkoni me këtë? Drishti: Xhiro nëpër Tiranë, e kam kafshë shoqërimi. Dikush ka qenin, peshkun, majmunin, unë kam këtë. Pòlici 3: E kam kohën e kufizuar. Drishti: Këta kë përfaqësojnë?
Pòlici 3: Janë kolegët e mi. jam në shërbim, nuk lejohet asnjë këmbësor dhe asnjë person me kafshë shtëpiake apo shoqëruese. Drishti: Të lutem, ku të marr vesh që është pòlic. Nuk ka emër as numër.

Këtë uniformë e blej në dyqan. Ku ta di që nuk janë kriminela? Pòlici 3: Ky është problemi i tyre, jo i juaji. Drishti: Mirë mirupafshim zotëria juaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME