Categories Kulture

Istanbul 1939: Xhelal Zogu, vëllai i mbretit Zog, ka mbërritur në Stamboll bashkë me suitën e tij, rrëfimet e para të princit dhe shoqëruesve të tij

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Tetor 2022

“Istanbul” ka botuar, të shtunën e 17 qershorit 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e princit Xhelal Zogu dhe suitës së tij në Stamboll, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbërritja e vëllait të ish-mbretit Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Princi Xhelal Zogu, vëllai i Mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti dje nga Jugosllavia me familjen e tij dhe njëzet e tetë anëtarë të suitës së tij.

Ata ndodhen në hotelin Euzipek. Princi shoqërohet edhe nga Murat Galoshi, i cili luftoi gjatë pushtimit të Shqipërisë kundër italianëve në krye të milicive vullnetare, të Muhtar Galoshit, vëllait të tij dhe djalit të tij, Ramadanit. Me të njëjtin tren mbërriti edhe koloneli Hysen Selmani, ndihmësi i mbretit, i cili u nis për në Jugosllavi për të rikthyer princin.

Ne e dimë se princi Xhelal Zogu luftoi kundër italianëve gjatë pushtimit të vendit dhe më në fund u detyrua të strehohej në Jugosllavi.

Dje, princi bëri këto deklarata për gazetarët :

“Ne e konsiderojmë Turqinë si shtëpinë tonë të dytë. Unë dua të vendosem këtu. Jemi përpjekur ta mbrojmë atdheun tonë deri në fund. Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur materialisht. Së shpejti do t’ju tregoj më shumë.”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Komandantët që shoqëronin princin Xhelal shkuan dje në Pallatin Pera ku biseduan me Mbretin Zog.

Ramadani, i biri i Muhtar Galoshit, bëri këto deklarata për shtyp :

“Nuk e kemi humbur shpresën. Ne do të kthehemi një ditë në atdheun tonë. Për më tepër, forcat pushtuese janë në qytete. Ata nuk mund të depërtonin në zonat malore. Gjatë një shfaqjeje në Shqipëri të një filmi të organizuar së fundmi nga italianët, një numër i madh studentësh duke parë foton e mbretit u ngritën në demonstrata në favor të tij, duke brohoritur për të. Italianët, duke kuptuar reagimin e prodhuar nga kjo propagandë, arrestuan një mijë e pesëdhjetë studentë shqiptarë që morën pjesë në demonstratë dhe i dërguan në Itali. Ata arrestuan gjithashtu 104 persona mes fisnikëve shqiptarë. Aktualisht po protestojmë vetëm kundër këtyre veprimeve. Por nuk duhet harruar se asnjë shqiptar nuk është miku i atyre që kanë pushtuar hapin (derën) e tyre.”

Këto ditë do të mbërrijnë në Stamboll edhe Abaz Kupi, komandanti i vullnetarëve në frontin e Durrësit, që luftuan kundër italianëve dhe drejtori i sigurimit z. Kurt Kurti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Punuan veprat kryesore të Muzeut Kombëtar në Krujë, 5 artistë nderohen me titullin “Qytetar Nderi”

Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi…

LEXO ME SHUME