Categories Lajme

Itali, firmoset marrëveshja mes UMT dhe Universitetit të Bolonjës

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi është ditën e sotme në Bolonja të Italisë, ku është firmosur marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës. “Sot, në Bolonja të Italisë, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Arben Gjata, ku hodhëm një hap të rëndësishëm me firmosjen e marrëves­hjes me Universitet­in e Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës”, shprehet Kushi në publikimin e saj. Ajo nënvizon edhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje:

“Kjo nismë e frytshme i hap udh­ën kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve tanë për të zhvilluar më mirë kapacitetet e tyre kërkimore-shke­ncore, si dhe për të thelluar më shumë mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e shkëm­bimeve të studentëve e pedagogëve dhe të partner­itetit për pro­gramet “Erasmus+”, “Horizon Europe” etj.”, shkruan Ministrja Kushi. Ndër të tjera, ajo shprehet se: “Si Ministre e Arsimit dhe Sportit, jam me të vërtetë krenare për konkretizimin e kësaj marrëveshje­je, sepse reflekton më së miri objektivin tonë madhor për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, me fokus rritjen e cilësisë së arsi­mit të lartë, si dhe një lidhje më të ngushtë me nevojat e tregut të punës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME