Categories Lajme

Itali, Guardia di Finanza merr 10 ton perime nga Shqipëria

Guardia di Finanza Italiane ka vënë në sekuestrim 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria. Janë speca, domate e patëllxhanë, të cilat shiteshin në Itali sikur të ishin prodhime “made in Itali”. Operacioni i mashtrimit u identifikua pas një kontrolli në territor nga reparti operativ i Guardia di Finanza italiane në Molfetta.

Gjatë kontrollit të një automjeti tip TIR i drejtuar nga një shofer shqiptar u zbuluan kutia me perime mbi të cilat ishte shkruar “made in Itali”. Malli kishte si destinacion tregun e shitjes në rajonin e Venetos. Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi mashtrimin.

Rreth 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria  të një kualiteti mjaft të mirë, u vunë nën sekuestrim ligjor. Përgjegjësit e këtij trafiku të parregullt produktesh, si kompania kontraktuese e ajo transportuese janë sinjalizuar në Prokurorinë Italiane e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME