Categories Sport

Itali/ Ishte në pritje për t’u bërë baba, futbollisti ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat e huaja bëjnë të ditur se kapiteni i Quingentole, Dimitri Roveri ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare,pasi pësoi atak kardiak gjatë sfidës Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të familjarëve të djalit.

Në Casalpoglio ishin në fakt nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët. Dimitri, i cili jetonte në Quingentole, njoftoi të dielën e kaluar miqve dhe familjes se do të bëhej baba i një djali. Ai ishte i fejuar me Sarën dhe punonte në RSA të Schivenoglia ku kujdesej për kopshtarinë dhe pastrimin e hapësirave të strukturës.

Dimitri, një tifoz i madh i Milanit, duhet të kishte shkuar nesër në mbrëmje në Verona për të parë ndeshjen ndaj Hellas, një ndeshje vendimtare për fatet e kampionatit.

Ai ishte gjithashtu një tifoz i madh i basketbollit dhe i fiksuar pas veshjeve Armani. Mesazhe të shumta ngushëllimi që kanë nisur të shpërndahen në rrjetet sociale për një vdekje të pamundur të pranohet që në një moment e ka shndërruar një ditë feste dhe një botë të vogël plot gëzim e lumturi në një tragjedi që nuk mund t’i jepet një përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME