Categories Lajme

Itali – Kapen dy “skifterat” shqiptarë

Pakujdesia në vjedhjen e një banese më 19 tetor i ka kushtuar shtrenjtë dy shqiptarëve, që janë arrestuar në Itali.

Shqiptarët e arrestuar, janë A.P. 33 vjeç dhe E.P, 29 vjeç. Ata banonin në Astigiano dhe në Madonna del Bosco kishin grabitur disa bizhuteri ari dhe tre smartphone në një banesë, por janë treguar “mendjelehtë” pasi nuk e kanë kuptuar që pronari kishte instaluar kamera në zonë dhe grabitjen e kanë kryer pa maska.

Ishin pikërisht filmimet e kamerave të sigurisë ato që fundosën shqiptarët, pasi pronari denoncoi dy fytyra të reja jo të njohura në zonë.

Policia nisi menjëherë hetimet, duke identifikuar ata, pasi kamerat kishin fiksuar edhe makinën me të cilën “skifterët” shqiptarë u larguan.

Patrullat i ndaluan ata kur e “kishin fjetur mendjen” duke marrë arratinë dhe nga konfrontimi me kamerat e sigurisë u detyruan të pranojnë përgjegjësinë e tyre për grabitjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME