Categories Lajme

Itali/ Shqiptari mbytet në lum përpara syve të bashkëshortes

Një 55-vjeçar shqiptar në Itali është mbytur në lum pasditen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në Stradella të Pavias. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po lahej në ujërat e lumit Po së bashku me partneren e tij. Por më pas 55-vjeçari shqiptar nuk po dilte nga uji. Sipas mediave italiane, drama u zhvillua përpara syve të bashkëshortes, e cila pa se nuk po dilte dot nga lumi.

Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Në zonë nisën kërkimet, ndërsa trupi u gjet më vonë rreth 200 metra larg vendit ku kishte hyrë për t’u larë. Shtypi italian raporton se vendi ku kishte hyrë për t’u larë 55-vjeçari në lumin Po është e rrezikshme për shkak të rrymave të forta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME