Categories Lajme

Itali, s’ka siguri në burgje për koronavirusi, arratisen të dënuarit

Ditën e sotme mbi 50 persona u arratisën nga burgjet e Foggias dhe Rebibias në Romë ku gjatë trazirave kanë humbur jetën edhe 6 persona.

Pas disa orësh ndjekje shumë persona janë kapur nga autoritetet italiane ndërkohë shumë të tjerë jan rikthyer vetë në burg.

Në një lidhje direkte me gazetaren e Ora News në Itali, Alba Kepi informon se një prej motiveve të arratisjes së tyre është mungesa e sigurisë nga koronavirusi.

Gjithashtu një tjetër motiv është vendimi i qeverisë italiane për anulimin e të gjithave takimeve në burg deri në 21 maj 2020

Alba Kepi: Në këto momente shfaqet preokupuese gjendja në burgun e Romës. Janë video që janë publikuar dhe në rrjete sociale të personave të burgosur që kanë pushtuar godinën dhe po djegin dyshekë dhe ambjente të brendshme të godinës. Është kthyer në normalitet situata në burgun e Rebibias në Romë ndërkohë që në burgun e Foggias ka mbaruar një mbledhje me autoritetet e Prefekturës dhe drejtorin e burgut. Thuhet por presim ende burimet zyrtare që të konfirmohen se mjaft të burgosur nga Foggia janë kthyer me dëshirën e tyre në burgje ndërsa po konfirmohen dhe dëmet. Por verifikohen se sa persona janë kthyer dhe se sa të tjerë janë ende në arrati. Motivi është vendimi i marrë për të pezulluar takimet deri në 21 maj të 2020. Një tjetër motiv është fakti se si të burgosur si dhe punonjësit e burgjeve kanë sinjalizuar disa herë në autoritetet italiane se nuk ndihen të sigurt për sa i përket koronavirusit. Shpeshherë burgjet në Itali janë përfshirë në debate evropiane për kushtet në të cilat ndodhen të burgosurit. Sot në konferencën kreu i departamentit të mbrojtjes civile italiane thonë se kanë vënë në dispozicion rreth 100 mijë maska për strukturat e burgut. Nuk janë të mjaftueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nami në Vlorë/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 gjoba nga Rrugorja

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e saj në 14 ditët e fundit. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, vihet në pranga 45-vjeçari

Gjirokastër, Gjatë një konflikti të çastit, plagosi me mjet prerës (thikë) 2 shtetas, kapet dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

12 vjet nga ‘Tragjedia e Himarës’, babai i studentes rrëfen tmerrin dhe kërkon rihapjen e çështjes

12 vjet më parë autobusi me 45 studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Me rezultate të shkëlqyera, shqiptari garon në finalen kombëtare të kampionatit të matematikës në Itali

Julian Lumi një shqiptar në Itali ka arritur të shkëlqejë nga rezultatet e larta mësimore.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, themelues i teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë

Është shuar nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Aktori u lind në Vlorë,…

LEXO ME SHUME