Categories Lajme

Konfirmohet shqiptari i dytë me koronavirus në Itali

Pas shqiptarit të parë të konfirmuar me koronavirus në Itali, është konfirmuar dhe një persona tjetër në qytetin e Comos.

Në një lidhje direkte me gazetaren e Ora News nga Italia, Alba Kepi bën me dije rastin. Ishte vetë personi që e shprehu hapur në rrjetet e tij sociale se ishte i prekur me koronavirus.

Alba Kepi: Preokupuse është informacioni i publikuar nga specialistët të cilët flasin se situata e përhapjes së koronavirusit po shkon drejt Romës. Sapo ka dalë në komunikim në Tëitter kryetarja e bashkisë së Romës e cila i kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Sekreti për të parandaluar këtë virus është që të jemi seriozë dhe të zbatojmë ato masa parandaluese që kanë përhapur autoritetet por mbi të gjitha është evitimi i jetës sociale. Deri më sot Italia ka mbi 2 mijë mjekë të infektuar nga koronavirusi gjë që e vendos në dyshim sistemin sanitar për sa i përket personelit. Në Institutin infektiv është ngritur një kamp për të përballuar një emergjencë të mundur. Pas nënshkrimit të dekretit nga qeveria se është e pamundur që të përballohet virusi me këtë personel mjekësor, u bëhet thirrje qytetarëve që të ndjekin rregullat e publikuara nga shteti. 2 Dy mijë persona janë shtruar në qendra spitalore ndërkoë që mbi 700 janë në kujdes intensiv mjekësor. të tjerë po kurohen në kushte shtëpie. Një tjetër shqiptar në qytetin e Comos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Është vetë personi që e bën të ditur në rrjete sociale. Nuk mund të publikoj identitetin e personit në fjalë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME