Categories Lajme

Bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë, nisen me urgjencë drejt Tiranës çifti nga Skrapari dhe fqinja 22 vjeçe e sapo kthyer nga Italia. Një tjetër pacient….

Katër pacientë nga Skrapari dhe Berati janë nisur drejt QSUT-së Tiranë. Ndonëse ende nuk dihet se nga se vuajnë, pacientët shfaqnin simptoma të njëjta, temperaturë të lartë dhe bllokim në frymëmarrje. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri nga rastet, një 22-vjeçare kishte disa ditë që ishte kthyer nga Italia. Një çift bashkëshortësh nga Skrapari dhe fqinja e tyre, dhe vajza e re janë nisur mesditën e sotme me urgjencë drejt Tiranës. Vajza, që prej disa ditësh ishte kthyer nga shteti fqinj, ndërsa ajo ishte fqinje me çiftin e bashkëshortëve, të moshës 45 dhe 47-vjeç.

Ata kanë qenë të tre me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes. Lajmi konfirmohet nga një infermiere e spitalit të Skraparit, e cila është kërcënuar së bashku me infermierët e tjerë nga drejtuesit e spitalit që të mos tregojnë në lidhje me rastet.

Ajo ka konfirmuar se, të treja rastet kanë qëndruar disa ditë në Spitalin e Skraparit dhe sot janë nisur me ambulanca në QSUT Tiranë, në gjendje të rënduar, kurse drejtuesit e Spitalit të Skraparit e mohojnë kategorikisht që të ketë ndodhur. Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së mesditën e sotme, një tjetër rast me simptoma të njëjta është në Tiranë nga Spitali Rajonal i Beratit. Lajmi konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit, u nis drejt Tiranës.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë janë shënuar dy rastet e para me koronavirus, ndërsa bëhet fjalë për babë e bir, të kthyer pak ditë më parë nga Italia.
(ed.me/BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME