Categories Lajme

Itali, “thesari” prej dhjetëra mijëra monedhash romake gjendet në det

Vigjilenca e një zhytësi, i cili vuri re diçka metalike pranë bregut të Sardenjës, Itali, çoi në zbulimin e dhjetëra mijëra monedhave romake bronzi, njoftoi Ministria e Kulturës e Italisë. Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të katërt, u gjetën në një vend me rërë, mes algave të detit, pranë bregut verilindor të ishullit.

Data e zbulimit nuk është bërë e ditur nga ministria. Numri i monedhave të gjetura nuk dihet ende saktësisht, po ato vlerësohet të jetë të paktën 30,000 monedha dhe ndoshta 50,000.

Monedhat e gjetura quhen follis. Është një monedhë bakri e prezantuar rreth vitit 294 pas Krishtit, me reformën monetare të perandorit Dioklecian. Të gjitha monedhat janë në gjendje të shkëlqyer. Edhe ato pak monedha që janë dëmtuar kanë ende mbishkrime të lexueshme, sipas ministrisë italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME