Categories Lajme

Tiranë/ Përplasi çiftin e të rinjve, momenti kur shoferi shtrihet në trotuar me duart në kokë

Në një tjetër video të siguruar, shihet momenti i aksidentit dramatik pranë Kryeministrisë i regjistruar paraditen e së dielës. Në video shihet momenti kur shoferi i automjetit që përplas çiftin e të rinjve del nga makina dhe shtrihet në tokë vënë duart në kokë. Pas disa sekondash, ai ngrihet dhe ikën me shpejtësi nga vendi ku u shtri në tokë.

Nga përplasja e fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe, vajza ka marrë plagë më të shumta dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa djali ka marrë plagë më të lehtë.

Siç shihet në video, ngrihet vetë pas përplasjes nga automjeti. Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç humbi kontrollin e automjetit pasi udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. 21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ, ndërsa ndaj tij ishin vendosur rreth 20 gjoba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME