Categories Lajme

Itali/ Vihet në pranga 49-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje

Është vënë në pranga 49-vjeçari shqiptar, Artur Doku alias Gent Sherifi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin me inicialet D. Ç.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim.

Lokalizohet në Itali, pas shkëmbimit të informacioneve, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, informacionet i janë dërguar autoriteteve policore italiane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Në bazë të informacioneve të dërguara nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, është lokalizuar dhe arrestuar në Itali, shtetasi Artur Doku alias Gent Sherifi, 49 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I. Ç., dhe ka plagosur shtetasin D. Ç.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME