Categories Lajme

Itali/ Vijon të mbetet i lartë numri, shërohen 4917 në 24 orët e fundit

Bilanci i vdek jeve ditore nga koronavirusi në Itali vijon të jetë mbi 200 viktima për të dytën ditë rradhazi. Pas disa ditësh me më pak se 200 vdekje ditore, bilanci i viktima u rrit sërish gjatë dy ditëve të fundit.Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 242 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 262 jetë të humbura. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të premte në 31,610.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 223,885. Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 120,205 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 808 të tjerë ndodhen në gjendje kri tike për jetën, në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4917 pacientë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që rastet aktive vijojnë të ulen prej më shumë se tre javësh, duke zbritur në 72,070, pasi numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve të rinj. Rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit kanë pësuar një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë. Sipas shifrave zyrtare, këtë premte janë konfirmuar 789 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 992 raste të reja.

Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 2.8 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë. Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME