Categories Lajme

Italia dhuron vaksina për shqiptarët,15 mijë doza do u shpërndahen vendeve të varfra brenda vitit

Italia do të dhurojë të paktën 15 milionë vaksina për vendet e varfra gjatë vitit 2021. Në listë përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova. Italia do të jetë një nga vendet që gjatë këtij viti do të dhurojë vaksina anti-Covid për Shqipërinë e Kosovën, e deri më tani ka kontribuar me mbi 385 milionë euro në programin “Covax Facity” me impenjimin për të ndihmuar në shpërndarje e barabartë të dozave të vakisnës për vendet në nevojë.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, gjatë fjalës së tij i ftuar në Konferencën “Miqësia mes popujve” deklaroi se ” Italia do të dhurojw 15 milionë doza vaksinë për vendet e varfra brenda vitit 2021 e gjatë javëve të fundit ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksinë si Shqipëria, Kosova, Libia, Yemen e Indonezia.”

Italia, u shpreh kreu i diplomacisë italiane, ka kontribuar në shpërndarjen në mënyrë të barabartë të dozave të vaksinës përmes programit “Covax Facility” me mbi 385 milionë euro e ka vetëdijen se mungesa e përballimit të vaksinimit të gjerë e të sinkronizuar mes zonave të ndryshme të planetit, rrezikon që virusi do të vazhdoj të transformohet e rreziku mbetet mjaft i lartë.

Italia deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksina anti-Covid. Janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi 12 vjeç. Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 shtator të vaksinohen rreth 80 % e popullsisë rezidente. Në rast të kundërt, u shpreh pak orë më parë, Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë, Pierpaolo Sileri, do të marrim në vlerësim format e vaksinimit të detyruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME