Categories Lajme

Italia do të ndërtojë kamp për refugjatët në portin e Shëngjinit, Meloni zbulon marrëveshjen me Ramën

Italia do të ndërtojë një kamp refugjatësh ilegalë në portin e Shëngjinit, përpara se t’i pranojë ose jo në hapësirën e BE-së. Marrëveshja është arritur mes qeverive të dy vendeve, gjatë vizitës që Edi Rama po zhvillon sot në Itali.

Rama u prit me ceremoni shtetërore në Palazzo Chigi në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, kryeministrja italiane njoftoi marrëveshjen e arritur me kreun e qeverisë shqiptare sa i takon çështjes së emigracionit të paligjshëm. Në kuadër të marrëveshjes, Meloni tha se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit.

“Në një takim që kemi zhvilluar kemi pasur edhe iniciativa lidhur me migrimin. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë mes trajtimit brenda dhe jashtë BE. Kemi punuar së bashku për të forcuar këtë bashkëpunim. Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht.

Refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kërkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksioni do të jetë italian. Porti i Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit.

Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme. Jam e kënaqur me punën e bërë me mikun tim, Edi Rama. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë në një frymë europiane. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht.

Italia është një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në BE. Besoj, se Ballkani Perëndimor është një vend europian, ne e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, do e bëjmë në mënyrën më të qartë, një model për t’u ndjekur.” u shpreh Meloni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME