Categories Lajme

Italia kërkon 70 mijë punëtorë, sektorët që kanë nevojë

Kryeministri italian Mario Draghi ka nënshkruar një dekret i cili do t’i mundësojë rreth 70 mijë punonjësve nga vendet jo-europiane të punojnë në mënyrë të ligjshme në Itali. Ky vendim i qeverisë vjen si zgjidhje ndaj mungesës së theksuar për fuqi punëtore në shtetin fqinj.

I quajtur “Dekreti i Fluksit” në të parashikohen të vijnë dyfish më shumë punëtorë se vitin e kaluar, por edhe nga vitet e mëparshme. Vetë kryeministri Draghi në konferencën për shtyp ka bërë të ditur nevojën për një dekret plotësues nëse është nevoja edhe për më shumë fuqi punëtore.

“Ne po i përgjigjemi një kërkese të industrisë italiane, veçanërisht në industrinë e ndërtimit, e cila në fakt është edhe më e madhe se kjo shifër”, nënvizoi kryeministri në konferencën tradicionale për shtyp të fundvitit.

Ministri i Punës Andrea Orlando konfirmoi gjithashtu se numri i punonjësve në dekret është goxha i madh, më shumë se dyfishi i shifrës së pritur në 10 vitet e fundit. “Megjithatë nën nevojat që paraqiten”

Ky numër i lartë kërkesash për punonjës vjen edhe për shkak se Italia është vendi i cili ka përfituar më shumë para nga të gjitha shtetet e tjera evropiane prej fondit të Rimëkëmbjes dhe ka një sërë projektesh të mëdha në zhvillim. Në dekret theksohet se punonjësit mund të jenë sezonalë, jo sezonalë, por edhe të vetëpunësuar.

Në dekret gjithashtu parashikohet se rreth 20,000 punonjës të huaj janë të destinuar për “sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimi dhe hoteleri turizëm”./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME