Categories Lajme

Italia lehtëson komunikimin e të burgosurve, tani me Skype, përfitojnë edhe shqiptarët

Ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur aplikimin e një forme të re komunikimi audiovizuale mes të dënuarve në burgje e familjarëve të tyre.

6 herë në muaj për gati një orë të burgosurit mund të komunikojnë me familjarët e tyre përmes video thirrjeve Skype.

Falë formave të reja të teknologjisë dhe internetit të burgosurve do t’u lehtësohen mënyrat e komunikimit me fëmijët, bashkëshortët, e prindërit.

Në mënyrë të veçatë kjo formë e re komunikimi është menduar për fëmijët që kanë prindërit në burg e me të cilët mund të kenë kontakte më të shpeshta audio vizuale.

Kjo risi i përket dhe shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në burgjet italiane.

Deri më 31 janar 2019, janë 2588 të burgosur shqiptarë në Itali mes të cilëve 30 janë femra.

Ata janë ndër më të shumtit në numër, të dytët pas të burgosurve marokenë ndër shtetasit ekstrakomunitare që vuajnë dënimin në burgjet italiane.

Komunikimi me Skype do t’u lehtësojë të burgosurve shqiptarë kontaktet më të shpeshta me familjarët e tyre në Shqipëri.

Nga aspekti procedurial takimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit.

Brenda burgjeve italiane janë vendosur postacione të caktuara për të realizuar komunikimet Skype mes të burgosurve e familjarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME