Categories Sport

Italia në shok: Heroi kombëtar i tyre po përpiqet për jetën e tij

Italia ka qenë në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi. Në këtë vend ishte shkaktuar edhe një krizë e madhe ekonomike, e po ashtu është bërë edhe pezullimi i Serie A. Por, të gjitha këto nuk janë çështje diskutimi tani në Itali, me gjithë kombin që po luten për jetën e heroit të tyre kombëtar, Alessandro Zanardi. Është vështirë të thuhet nëse lufta për jetë në të cilën ai tani gjen vetën, është “beteja më e vështirë”, sepse ai tashmë një gjë të tillë e ka kaluar, madje dy herë.

Alessandro Zanardi (53) ose Alex Italia. Kështu quhet ai në vendin e tij, një “Supermen” që adhurohet nga të gjithë. Alex ishte duke vozitur një “handbike” në veri të Italisë, ku po merrte pjesë në një garë që simbolizonte normalizimin e jetës pas pandemisë COVID, për t’u përplasur me një kampion. Me lëndime të rënda në kokë, ai iu nënshtrua një operimi në spital në Siena, ndërsa tani është në gjendje kome. Mjekët janë duke duke bërë të pamundurën, për të mbajtur në jetë heroin e tyre kombëtar.

Supermen italian dhe një fenomen botëror Ish shoferi i disa skuadrave në Formula 1 dhe pastaj pjesë e garimit me makina, ishte afër vdekjes dy herë, në këto dy sporte, ku nga aksidentet e pësuara mjekët janë detyruar t’i amputojnë të dy këmbët. Ai nuk u dorëzua asnjëherë, duke u bërë një fenomen në sportet Paraolimpike, duke u bërë një fitues i shumëfishtë në ‘handbike’ (biçikleta me duar).

Në debutimin në Lojërat Paraolimike të vitit 2012 në Londër, Alex arriti të fitonte në dy disiplina, dhe katër vjet më vonë në Rio, ai përsëriti të njëjtët suksese. Përveç këtyre katër medaljeve të arta, ai fitoi edhe dy medalje të argjendta, që është një rekord.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME