Categories Lajme

Italia nis rrugëtimin “europian”, nesër doza e dytë e vaksinës

Italia do të nisë nesër rrugëtimin përgatitor të Kampionatit Europian 2020, që do të startojë pikërisht në Romë më 11 qershor, me ceremoninë hapëse dhe ndeshjen mes të kaltërve e Turqisë. Futbollistët e thirrur nga trajneri Roberto Mancini për grumbullimin paraprak, do të paraqiten mëngjesin e nesërm për të bërë dozën e dytë të vaksinës dhe më pas do të fluturojnë drejt Sardenjës, ku do të qëndrojnë të grumbulluar deri më 28 maj.

Plot 33 futbollistë do të vihen nën urdhrat e Mancinit në këtë “zbor” katër ditor që do të kulmojë me ndeshjen miqësore ndaj San Marinos mbrëmjen e 28 majit, teksa do të mungojnë vetëm dy futbollistët e Chelsea-t, Jorginho dhe Emerson, të cilët nuk e kanë mbyllur ende sezonin me londinezët pasi kanë edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj. Mbetet për t’u verifikuar vetëm gjendja e Stefano Sensit, që pësoi një dëmtim muskulor sot në sfidën mes Interit dhe Udineses, dhe nesër do të kryejë ekzaminimet mjekësore për të llogaritur kohën e rikuperimit. Ndërkohë, trajneri Roberto Mancini ka misionin të vëzhgojë nga afër të gjithë të grumbulluarit, për të përzgjedhur më pas vetëm 26 prej tyre, të cilët do t’i marrë me vete për t’u përfaqësuar në Euro 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME